Shën Kolli

Shën Kolli

KËNGË BEJTE PILURJOTE


KËNGË DHE BEJTE PILURJOTE
Shqipëri,ç'i bëre djemtë,
gjezdisin poshtë e përpjetë,
s'dinë se ku shkojnë a's vetë,
i kërkon nëna e shkretë.
Po kush do varrosë pleqtë?.
___________________

Moj lule e barit të njomë
në je vetëmë dërgomë
të flëmë bashkë në stromë,
bashkë në stromë të flëmë
cicatë në mes ti vëmë
puth me buzë e nduk me dhëmbë
a's një çike mos ti lëmë.
_______________________

Mustaqetdy shpatë mali, dy shpatë mali latuar. Supet si dy gërxhe zjarri, ballin kalibaq të latuar. Llafin kur ja jep Vanovës, ja mban në pëllëmbë të dorës
Shkopin hellë për të pjek deshtë, e ka nxjerrë nga zemër lisi. Gdhendur bukur gdhendur vetë,pesëdhjet vjet që e qëndisi. Ta kish atë shkop Tomori, s'do kishte dyrek vapori.
Poshtë këmbëve i sholluar,nënë shollë pllaka stërralli, nuk gjen kalë për te shaluar,ta kish shokë 'Smail Qemali, ta kish ortak Boletini,Evropës do t'i dil tymi.
Takëmet i ka të rënda, plot me qostek dhe sahat, trashëgim i ka të tëra, nga Mëma dhe Babai bashkë. Peshllijbreza mban të veshur, breg me re dhe shesh i qeshur.
Kur përpjek dhëmbë e dhëmballë, shkrepëtimat vetëtijnë, lindja shpejt vjen i rri pranë, Perëndimi i ngre selinë. Jastëk e bënë ç'do furtunë, përmbi Vjosë e përmbi Bunë.
Në flet pak është shumë i saktë, veç me diellin nis kuvëndin, burrë i sertë e shtizë i gjatë, natën pa hënë gjezdis vëndin. Kur çlodhet përmbi shkëmbenjë, shkëmbinjtë i bënë lëmenjë.
Nënë sqetullat lugina, plot me zile dhe këmbor, ca i tund në vetëtima, ca kur gjëmimet gjëmojnë, kur del në përgjime natën, tërrë dreqërve u këput qafën.
Deti poshtë i lan këmbët, mbi qiell e mbështet kokën, dheu c'do dite i rrit kokën, sytë i shohin tërrë botën, ky është Martin Mërkuri, që do rrojë sa rron dhe guri.
Thonë se varrin e paska bërë, bërë vet që në të gjallë, sipër varrit rri më këmbë, si kavaljer lart në kalë, dhe me Zotin vesh është marrë, 'çdo ditë nga varri të dalë.
Të dalë si kapetanata, kapetan përmbi tallazë, të digjet deti nga flaka, dhe mali tymi me majë, ky është Martin Merkuri, Fis Kaoni dhe gjak ILIRI.

Lefter Cipa
____________________________________________

U m'pak kombi duke ikur,
përtej detëve stëreve,
u ngop bota së rrufitur,
ajkën e ajkës se ditur.
U ngop deti u ngop mali,
me ata që s'kanë varre,
ikën si shkëndije stërralli,
dhe mbetën ligje pa vajë.
Si u erdhi vdekja vallë,
vdekja nuk ndryshon nga soji,
se fjala e fundit që thanë,
po kush vall u'a dëgjoi.
_____________________

Kaqë kohë kanë kaluar,
që dora jote më s'shkroi,
ç'pati birbili i bregut
që zëmëra më si kendoi.
A të zunë halle të rënda,
të mbërthyen e s'të lanë?,
apo pleqëria vetë
për këngë ta hoqi sevdanë?.
Por s'besoj që ajo zëmër
të jetë plakur kaqë shumë!,
sa në këta katër vjetë
të ketë rënë në gjume!.
Ngrehu thuaj fjalën tënde
se dhe koha e kërkon,
mendimi i mëndes tënde
është për ne pantheon.
Kushtuar Mërkur Mërkurit nga Gjikë Mërkuri më 1995
______________________________________

Flamur të mbuloi zia
O Flamur more
Që kur erdhi Italia
Të vu sëpatat e tia
Me gjak do ti heq rinia
K.Gerdhuqi
__________________

Vaso kolagji bajrak,
Idriz dhima në zhulat
I kish Hysniu ortak
Kur luftojnë poshtë e lart
Në Sarëndë e Karadak.
M. Kolagji
__________________

Qaj priftëreshë mavria
Se tu mbyt prifti në lumë
Me kamillaq e me gunë
Këtë prift se kish rusia
Ish i gjatë nga japia.
K. Merkuri ngacmon priftin K.Çipa
________________________

Piluri ka pasë burra ,burra
të zakoneve,mungon shkolla
dhe kultura po qenë të vataneve.
Llambro Çipa adaleti
dhe Andre Bala kur qe
Fanolist Kolë Mërkuri
Atdhetari me ide.
Ka pasë burra fshati inë
që bëjnë pjesë në pare.
K.Kolagji
______________________

Shamizeza përmbi brigje,
hiqe moj të zezën hiqe,,
për hatër të perëndive,
na grive, për besë na grive.

Grive moj bukurinë tënde,
moj shpirt bukura argjënde,
mos vdeksh kur për këto vënde,
mbeç dritë, si dritë hëne.

Moj bije e Akroqeranës,
ti ja shkon xhindes dhe Zanës,
po edhe erës siper valës,
Shën-Mërisë të ditës Pashkës.

Pse s'të qesh në Pashkë siri,
a's kur nis këngën bilbili,
kur vjen maji e mbaron prilli,
pse s'të ndahet dëshpërimi.

Pse të rri pranë përdita,
e zeza dhe errësira,
mjegulla që na sjell shira,
pse s'të do gëzim dëshira.
______________________

KËNGA E DËSHMORËVE TË PILURIT
Te gorica në Vanovë
djemtë e Pilurit çu mblodhë
me flamur të kuq e zi
kaluan në shëndelli,
iknë e vanë në Jugosllavi
andej mbetën nja dy,
Anastas Bala zëmër zi
Çaçe Çipa s'la njeri.
I treti erdhi e vdiq në shtëpi
i prekur në mushkëri
lule Jorgo Kolagji
që të tre djem të ri
e dhan jetën për liri........
_____________________

DISA VARGJE PËR FSHATIN TONË TË DASHURË
Që kur kam ikur nga fshati, gjer më sot.
Më ka marrë malli shumë,s'duroj dot
PILURI një rreze mali,fshati im i dashur
Të kam për dita ndërmëndje, të kujtoj me krenari
O ballkoni i bregdetit, që ke detin karshi
Në mëndjen tënde të hollë,ti shikon larg me dylbi
Në shekuj si shkëmb graniti..., ti ke qëndruarë ati

Su tunde nga istikami,si në dallgë dhe në stuhi
Vargmalet Akroqeranë, kanë pjestar dhe tij
Gjashtë herë je shpërngulë, por kurrë s'ike n'arrati
Si një karakoll i fortë, qëndrove me trimëri
Ju lisat e Shën Kollit,i jepni fshatit stoli
Rrapi shekullor në qafë, me lapidarin karshi
Janë monument të rralle,që zën vend në histori.
Ermir Bala.
___________________________________

BARI I SHTËPIS TIME
Është një emër që e dua,
edhe quhet Shqipëri,
zëmëra ç'mu përvëlua,
kur do vijë unë tek ti.

Është një vënd që e dua,
Piluri është ai,
Piluri quhet i miri,
Pilur, baraz gjithësi.

Ah i shkreti që jam largë,
dhe nuk të shohë me si,
të dëgjojë të Detit dallgë,
në ballkonin tim të rri.

Se do vijë, do vijë një ditë,
pranë kujtimeve për ti,
të dëgjojë si flasin gjethet,
të dëgjojë si këndon ti.

Bëjë ti hap portën shtëpisë,
ajo të zotin më nuk njeh,
këtu s'kam as mëmë as babë,
dhe gushua im më nuk leh.

Hyra bari ka mbush dhenë,
lotët çurkë nga sitë e mi,
ç'mu kujtua e bkur këngë,
është bari me brasim.

Është bari i shtëpisë sime,
e shikojë me mallëngjim,
s'di në jam fajtor që ika
Atdhe, kam frikë mos je ti.
Hektor Qurku
______________________

Rri motrë se shumë qave
dajërit shumë mi ngave,
dajërit e mi levendë
si zorqedh malit ju qepnë
kaptuan cipth e grabenë.
Dajërit mi hoqi fisi
Pra u mbeti kalbaq e mrizi.
______________________

Më pëlqejnë lugjet,
çipthi mal mbi malë,
më pëlqen Vanova,
fusha hanë-hanë,
më poshtë Gjokë Varfa
me honin e arapës
kam qënë i vogël
koha ka kaluar
ç'dashuri dhe mall
Zëmër përvëluar.
Nipi.
___________________

Nga kjo baltë
e kësaj toke
merr një grrusht
e shtrrydhe forrtë
pika gjaku do kullojë
luftën e madhe tregon.
____________________

ELEGJI BREGDETASE
(Mërgimtarëve)
O Bregdet, ballkon mbi detë,
Ballkon parajse ti jeshe.
Nga djemtë dhe vajzat që keshe,
Ishe një seli princeshe.
Trëndafile e zambak vese,
Përposh e sipër u veshe.

Po tani veshja të ra,
Erdhi maji lule s'ka.
Dhe ç'do nënë e ç'do baba,
Mbi gurrë të brigjeve qan,
Gjiri nuseve i'u tha,
Motra s'ka vëlla në krah.

Bregdet ç'tu bë bukuria?
T'u këput mëdysh stolia,
Si vapori nga stuhia,
Ç,u bënë mëhallat e mia?
Ermir Bala
___________________

VETVETE..
Më ka marrë etja,
po s'kërkoj burime
Më ka zënë dehja,
brënda gotës s'ime
Më ka ardhur vdekja,
po s'pres ngushëllime
Vallë, vërtet vetja,
është vetja ime?!
Lefter Çipa
____________________

FLUTUR-O QË VJEN VËRDALLË
Flutur-o që vjen vërdallë,
mëndjen mua ma ke marrë.
Më kujton baban e vrarë
këtu e vite më parë.
Pranë sofrës duke ngrënë,
më kutonet ajo gjëmë
në krevat duke lexuar,
mbete duke më vështruar.
Pse je kaq e shqetësuar,
vështrimin të zgurdulluar.
Me furi po vërdallosesh,
duke më parë nuk ngopesh.
Ç'të të them, ç'të të tregoj,
nga t'ia nis, ku të mbaroj.
Dy llafe në vesh mi mba,
S'të harroj kurr', o baba,
jam siç e do dhe vetë,
mirë me punë e me shëndet.
Prandaj ti të fles i qetë,
Ne do të kujtojmë përjetë.

Kënga i kushtohet Babait tonë Aristidh, Qurku vrarë aksidentalisht në vitin e zi të shqiptarëve 1997. Autori Alqi Qurku.
_________________________________________

RA NJË PUSHKË NË KAKAVI
Ra një pushkë në Kakavi,
Milo Mërkuri deli,
kapedan nga Piluri.
Thon një gjeneral u shtri,
mori plumba dy a tri,
për Jorgon qëllove ti,
që kish mbetë në Itali.
Mërkurajt kështu e kanë,
marrin hakë mbi gjenralë,
për deli e për çobanë.

Është kjo një nga këngët e rralla që evokon vrasjen Gjeneral Telinit në Kakavi nga Milo Mërkuri, për të marrë hakun e vëllait Jorgo Mërkuri, i vdekur në internim në Itali, për arsye se vetë Milo Mërkuri i ka ndaluar të këndoheshin këngët për të.
___________________________________________

KUSH KA QËNË TRIM NJËHERË
Kush ka qënë trim njëherë,
Aleksandri i madh me vlerë,
Pirua me shokë të tjerë.
Po nga gjthë më i zoti,
Skënderbeu, Kastrioti.
O mbret i dashur, ku je,
ku je o Skënderbe?
Qish duron e rri më dhe?
Se ditën që na lë,
vendi yn u bë raje.
Të lutemi dit' e nat',
n'atë jetë ku ke vatë,
dërgona shpres e uratë,
që të mos rrojmë si gratë.
Të ngrihemi të lëftojmë,
armiqtë këtej ti xbojmë,
të lirë e me nder të rrojmë,
Mëmëdheun të shpëtojmë.

Kjo këngë është e regjistruar së pari në vitin 1932, por kronologjia e saj është reth viteve 1500!
______________________________________

BEJTË PILURJOTE E MARË PRIFTES.
Shkon Marë Priftja në një vaki dhe pasi bën ngushëllimet e rastit në odën e grave, vete dhe ulet në odën e burrave. Ndez një cigare pas ngushëllimeve të para. Për të thyer heshtjen e zisë, një nipi i saj i thotë: Hallë, se je ulur dhe në mes të burrave e ndonjërit mbase i zgjtet dora më ...shumë dhe mua më takon të marrë dyfekun e të marrë hakun, ndajë ki njëçik kujdesë.

Atëherë i përgjigjet me bejten e mëposhtme:

Ba ç'më thoni kështu sot,
burrat tanë qen me qok,
dhe na deshënë me kokë,
e kishim nderin me okë.
Ç"bëni ju, harram u qoftë,
ngrehuni, se i kini gratë me shokë.
____________________________________________

Debat grash te çesma e fshatit!

Katerë Boçja i thotë Frosinë Çakalles,,
Atje tejë, në përrua,
...kush t'i shih brekët e tua.
I përgjigjet Frosina,,
Ç'të bësh ti, a orëzeza,
u ka të kuqe, ti të zeza.
_________________________________
Replika në fshat mes miqve!

Kostë Gërdhuqi vete për vizitë te Dhimë qurku dhe i ngre bejten në vend..

Pse s'na vjen krushka nashtinë,
...apo zë e ngroh mavrinë.

I përgjigjet Dhimë Qurku,,,,
Pashë tëndenë më drekë,
në shkallë qërtonte djemt,
s'u tha miqve "mirseertë".

Sa të dëgjonte ndonjë hata, ndërhyn vetë Kostë Gërdhuqi,,,

Mos e zgjat se e them vetë,
Frinte erë e qe pa brekë.
__________________________________________

O gryk, e Nanet me vulë

O gryk, e Nanet me vulë,
lëpjetëza për karshi,
Vanova një fushë e gjërë,
Goneja të mbajë zi.
Nëntori më njënëdhjetë,
ditë e hënë na u di.
Zunë e bien pika shi,
koha seç u egërsua,
filloi dhe vetëtin.
Një çoban doli dhe foli,
-Eni lart o shoqëri,
e pyetnë dhe i thanë,
Ç'pësuat a derëzi.
Të dy çobanët u vranë,
dhe një pjesë bagati.
Djal'i Dhimësë, Ksofori,
i vetëmë një qiri,
Nesho Çipa lule djalë,
në moshën tridhjet e dy.
_______________________

Qaj, o Piluri në majë

Qaj, o Pilurinë majë,
natë e ditë me rrëke,
për ca djem ,për ca çobanë,
humbënë në moshë të re.
Nash Çip, e Ksofor Balë,
dhe Stefan Qurku, të tre.
Atje sipër në një gravë,
në të Nane më të kaptë,
seç shtiu ajo rrufe.
Dhe një që mbeti gjallë,
doli e vuri kuje,
eni lart se jemi vrarë,
çobanë, me gjthë kope.

Këto këngë u kushtohen çobanëve të fshatit kur u krijua koperativa, që i vrau vetëtima! Kristofor Bala, Nasho Çipa dhe Stefan Qurku.
___________________________________________

ZOGË MUÇJA, MOJ GRUA!
Zogë Muçja, moj grua,
kush i di hallet e tua,
dolle maleve langua,
pesë vjet s'u dorëzua.
Pesë vjet që s'u dëgjove,
me shokë kaçake dolle.
Itali, o moj mizore,
fshatin tonë seç e shove,
burrat në surgjun i hodhe,
shumë trima pushkatove,
seç vrave Llambro Kolagjnë,
me shokët që kishte pranë.
Pas 16 gushtit 1916, pushtuesit shovinist grekë u zëvendësuan me ata italianë në Bregdet. Me urdhër të togerit Agamneno u arrestuan 20 piluriotë dhe u inernuan në Faviana. Në një arrestim të dytë, gratë e Pilurit u dollën përpara me sëpata në ngushticën e Koramit dhe liruan të arresturit.
___________________________________________

MBLODHËPLEQTË NË SABA
Ç'u mblodhë pleqtë në saba,
gjithë folën me sira,
u ngre kapedan Pilua,
kapedanë përmbi ta.
...Zuri llafin edhe tha;
Udhë tjatër nuku ka,
ca do rrimë në kala,
të tjerët osha mbi ta,
që nga Gjashta n'Llogara.
Të lumt' goja të lumt' palla,
siç e the të dolli fjala,
Venediku shket si ngjala,
nderove Thopajt e mëhalla.

Pilo Kokë Kasneci (1508-1594). U shkollua në Napoli, shërbeu për disa vjet në atë mbretëri me gradën e majorit. Pas vitit 1550 u kthye në vendlindje pranë familjes, u shqua në qëndresën antiosmane kundër Pial pashës 1565, bashkëpunoi me Morenë e kapedanë të tjerë, arvanitë e arbërshë. Venediku e braktisi si aleat, sepse Venediku ra në marrëveshje me osmanët.
Një ndër trimave të Bregut, ose më mirë Vilajetit të Himarës.
___________________________________________


Ç’dreq e pru këtu Sulltanë,
Erdh e na dogji vatanë,
Të dy djemt e mi u vranë,
Do vishem si djeltë tanë,
Me fustanell e me pallë,
Me pisqoll e jataganë,
Te shkoj te shuaj inanë,
Me qënin Kapllan Pashanë.
_____________________

Nëpër gjak këmbën e hedhim,
Nëpër gjak jetën krijuam,
Nëpër gjak grurin e mbjellim,
Me gjak bukën e gatuajmë.

Nëpër gjak na lundron shpirti,
Nëpër gjak dielli shfaqet,
Nëpër gjak dhe hëna nduket,
Nëpër gjak çirren dhe faqet.

Nëpër gjak shtrirë dhe lëshuar,
Nëpër gjak mbytet gëzimi,
Me gjak dhe syri i lotuar.

Nëpër gjak e shkreta këngë,
Nëpër gjakkujet vrapojnë,
Nëpër gjak ç'do babë dhe mëmë,
Me gjak dhe djemtë i mbulojmë.

Nëpër gjak themelet qoshet,
Nëpër gjak trupi kalbet,
Nëpër gjak shpirti varroset,
Me gjak deti nga ne mbahet.

Nëpër gjak vihet kurora,
Nëpër gjak lind dhe fëmija,
Nëpër gjak jeton shqiponja,
Me gjak jeshilon dafina.
_____________________

Vanov e zeza Vanovë
Nisnë malet e gjëmojnë
Sos vërtet kështu siç thonë
Erdhë të të zaptojnë
Po Vanova kish të zonë
në qish e ngulën taborrë
Taborrë në qish e ngulë
Dhan e dhan e dot si shkulë
Llambro me Milo Mërkurë
Luftuan me ta në gjunjë.
___________________

O Nase o Nase djali,
Trim si ti nuk nxjerr
më Mali,
Për feisbuk je i pari,
Pesë gjashtë faqe për s'ë mbari
Rrofshë o djalë ti dhe Junani.
_____________________

Dua të të takoj,
të bisedojmë.
Dua të të pyes,
të të digjojë,
Dua të të qortoj,
të më kshilloshë.
Dua të të kem pranë,
të më afroshë.
Se të kamë gjak e na kanë botë.
_______________________

Fluturimi i Flamurit
Kur merr fluturim flamuri,
peshon vërtet rrënde guri,
ndajë trimi me plumb nuk vritet,
për flamurin dëshmorë ngrihet.
Se flamuri i njeh kufijtë,
ku janë qëndisur peshllijtë.
Ja këtë na lanë të parët,
na lanë gjakun, besën, armët.
Prandaj nuk falim as mikun,
kur na mba për mik armikun.
Dimë çdo zemër ta shënojmë,
në ç'do kohë saktë ti qëllojmë,
E kemi syrin të saktë,
s'desim kurrë pa marrë hakë.
Mbase hakës jemi dhëndurrë,
Flamuri s'na tundet kurrë.
_____________________

Mbi brigjet e Jonit,
të Vilajetit Himarë,
është një fshat i bukur,
mbi të Çipthit mal.
Piluri i Vanovës,
me djemt dhe vajzat e saj,
me këngën polifonike,
çuditën botën mbarë.
Ja, cula dyjare,
me melodinë e saj,
Monja ja nis këngës,
të gjithë iso mbajnë.
Ah, sikur të dija,
dhe unë të këndoja,
në Paris do shkoja,
fshatin të nderroja.
Por çe do, se jam larg,
larg Atdheut tim,
dhe këngën e fshatit,
e dëgjojë me mallëngjim.
Hektor Qurku
_________________

Trima mbi trima jemi,
ne këtu përmbi Kastri.
Historin në këngë e kemi,
nëpër shekuj trashëgimi.
Besa besës po thamë,
nuk e bëjmë llafin dy.
E kemi shpirtin të bardhë,
nuk shitet a's me flori.
Dashuria për njëri-tjetrin
është e pastër pa kufi.
Pilurjot të gjithë sa jemi,
PILUR themi me krenari.
Martin Mërkuri
__________________

Ju qeveritarët tanë
Haram buka e këtij vëndi
Haram besa që u dhamë
se qënkeni sua qëni.

Gjikë Mërkuri.
__________________

Demokraci more lum miku
do të -thote liri të kesh.
Ku ta kuptosh ti muzhiku(Sala)
kjo fjalë s'te hyn në vesh.

Demokraci fjalë për fjalë
do të thotë i popullit sundim
për hienat për çakallët
fjalë e largët, pa kuptim.

Gjikë Mërkuri.
___________________

Njëzet vjetë kulm i rinisë
Trëndafil i bukurisë
Sy jeshil flokët të artë
Trup i skalitur me daltë
Qysh na ike buzëgaz
Dhimbja s'ka as pesh,as mas
Rritur qiparis i lartë
Rënjëtë thellë si rrap
Syri i kaltër,ç'u bën sytë
Qerpiku u kalb ne kripë
Të kërkon mëma përditë
Ah,njëztekatrë korrik
S'të lan trëndafil me ves
Ëndërat ti pren në mes
Po do jesh përjet mes nesh
Të duam,vëlla,të duam.

Aneta Mërkuri.
Vajtim për Andon Mërkurin Vrarë më 1997.......
__________________________________

Ja si i përgjigjej Sulltanit të Turqisë Himara:
"O sulltan dëgjo një herë,
Mos prek k'të Lule Zambaku,
Kemi Shqipen me dy Krerë,
Kemi derdhur lumenj gjaku.
__________________________________

Hapu vetëtim se shkova pritmëni malet e flakës
si zogu nga deti dola unë jam Damiani i Himarës
dhe guri më njeh
Kjo është Himara që thonë dielli përmbi shqiponjë.
__________________________________

Lefter Çipa penë-artë, shkruan këngë dhe poezi,
Kush i lexon është me fat, se është minierë me flori,
Burojnë këngët Pilurjote që i këndojnë bilbilat,
Polifoni që s'ka shoqe,si melhem që shëron shpirtrat.
Ti moj kënga Pilurjote, që ma ke pushtuar shpirtin,
Meloditë dhe isua jote, më kanë rrëmbyer të gjithin,
Herë si një lum i rrëmbyer, herë e qetë si valë deti,
Herë si fëshfërimë e pyllit, herë e fortë si ball' tërmeti,
Pilurjotët zëmër-bardhë, trima, punëtor" e të zgjuar,
E kanë shpirtin si behar, e kanë lindë veç për të kënduar,
Në Pilur të gjithë këndojnë, burra, gra, fëmijë e pleq,
Se pa këngën s'mund të rrojnë, ju këndoftë zëmra per jete.
Feksor Shkurti
________________________________________

AH MOJ KËNGA PILURJOTE
O'Pilur, o fshat i bukur, je ballkon përmbi Riviere,
Midis maleve je futur, në ç'do stinë ti ke pranverë,
Era e Jonit të flladit, nga malet të vjen freskia,
Gjer atje lart, kush u ngjit e s'u mahnit nga bukuria.!
Gurgullojnë ujërat nga malet, nga burimet gjer në det,
Bashkohen me këngën labe, dhe s'shterojnë asnjëherë,
Ah moj kënga Pilurjote, moj perla e këngës labe,
Me ty asnjëherë s'u ngopa, dhe pse shpirti më kënaqët.
_____________________________________

Piluriotë kur u nisnë,bashkë me Gjolekë trimnë,
Lëkurës atje në brinjë,Çobua vuri dulbinë,
e vështone xhadamanzinë,vështon Kostë Gjikëdhimnë,
që u hodh si vetëtime.
Mu te qisha në Metoq,u vranë dy Pilurjot,
dy burra, dy Stefanë,kapetan trima me pallë.

Kjo këngë u kushtohet dy trimave nga Piluri që u vranë në
luftën e Lëkurësit.
________________________________________

Qafë e qishës e uruar
Kuç e Pilur u mëluadhë
u zunë duar për duar
dhanë fjalë e u betuan
Që nga sot e ç'ka kaluar
të na jenë të haruar.
.Pilur.
_________________

Xhadeja karshi spilesë
do bënetë po me djersë
me quluk të sqeparesë
.Kozma Mërkuri.
_________________

Vanova jonë o lule,
tu hoq e shkreta perdhe,
të unjem ço kush më she.
.Kozma Mërkuri.
_________________

U kam pse një zakon
këndojë si gramafon
nashti zëmëra s'këndon
mbeti skutarai front
populli ku dimëron
nëpër shpella me rigon.
.Kostë Gërdhuqi.
________________

Shqipëri,
Vënd i bukur Vënd i lumtur
Plotkujtime dhe magji.
Je Hyjnorë Qiellorë Parajsa e dytë je ti.
Neço Muko (H)Marjoti
___________________________

Avash o Lonidh Këmimi
djalë i vetëm i lagjini
kërkon dashin të na miri
po kështu erdhi regjimi.
Kozma Mërkuri
__________________

Do të vete në picarë
në dervish e hoxhallarë
tu them të bëjnë duvanë
mbase më kthenet përmbarë
si në atë kohën e parë
kur Athinë s'keshe ardhë
____________________

O ku je Himara ime,
gjithë jetën mbete trime,
nuk u dhe asnjë thërrime.
Që në kohë të Kaonisë,
ç'do armik e ke vithisë,
si atë të Llatinisë,
dhe atë të Ajo Sofisë,
bashkë me të Bullgarisë.
Të gjithë sa erdhnë- vanë,
iknë e muar dynjanë.
Këto gure e këto anë,
nuk i dheks e nuk i mbanë,
se të dekur nuk janë.
____________________

Pilur, o kala mbi shkëmbë

hasmët ç'i ke pritur rëndë
me pallën xheshur më këmbë
si në fshat, si në katundë
gjashtë fise për të qënë.
Dedelaqët pallergjëndë
Dhramajt të fortë si shkëmbë
Qesarajt gjithnjë më këmbë
Lagjinajt asmin s'e lënë
Gjikëdhimajt bëjnë gjëmë
dhe fshatarët bukëdhënë.
Të gjithë burra me mëndë
që kanë nderuar vëndë.
 Llambro Çipa