Shën Kolli

Shën Kolli

HISTORIA E FSHATIT




Prejardhja e Pilurjotëve
Pilurjotët rrjedhin nga fiset Jelimo Kaone të lashtësisë,në fund të fushës se Vumloit quhet;Trapi i Jelimit.pra,të gjithë duhet ta kuptojnë se jemi vëndas.Të gjithë pilurjotët e kanë prejardhjen nga KATUNDI (fshati i vjtër në verilindje të fshatit të sotëm).
U larguan nga katundi në vitin 1650,në fillim shkuan në Kastane por shpejtë u larguan andej dhe u vendosën në fshatin e sotëm Pilur që ndodhen sot e kësaj dite.
Disa duan të thonë se ne jemi të ardhur nga, Mirdita,Dukagjini etj,por ne jemi vëndas autokton brez pas brezi.
Gjuha që është folur që në lashtësi është gjuha SHQIPE.
Veshja tradicionale Pilurjote është fustanella e famshme me xhamadan.

FISET E FSHATIT PILUR KANË QËNË:
1) Tavaj
2) Qesaraj
3) Gjinaj
4) Dedëlagjaj
5) Gjikëdhimaj
6) Dhramaj
7) Krekaj
8) Kokaj
9) Gjonaj
10) Gjimashaj
11) Kaçaj
12) Bitri
13) Thanasi
Në fiset që përmëndim më lart, të fshatit PILUR , fliteshin në kohrat e lashta, shumë të vjetra.Më von fiset janë degëzuar(i njëiti fis i njëhershëm është i përbër nga shumë barqe, emërtime të cilat kanë brenda një fisi emërtime të ndryshme.)
Fiset e sotme paraqiten si më posht:
1. në fisin Tavaj përfshihen vetëm Muçajt
2. në fisin Qesaraj përfshihen Balajt , Boçajt dhe Lapajt.
3. në fisin Gjinaj përfshihen Kolagjajt, Çakallaj, Kongjinaj dhe Todhraj.
4. në fisin Dedëlagjaj përfshihen Mërkuraj,Nesturaj,Qurkaj,Gërdhuqaj.
5. në fisin Dhramaj përfshihen Çipaj, Priftaj, Veshaj dhe Malaj
6. në fisin Gjikdhimaj përfshihen Stefanaj , Sterjaj , Mërtiraj, Dedëzahaj.
7. në fisin Kaçaj janë vetëm Kaçajt
8. në fisin Krekaj janë vetëm Krekajt
9. në fisin Kokaj janë vetëm Kokajt
10. në fisin Gjonaj janë vetëm Gjikno
11. në fisin Gjimashaj janë vetëm Gjimashaj.
12. në fisin Bitri janë vetëm Çaçajt
13. në fisin Thanasi...........
Fiset Todhraj, Gjikgjonaj, Vesgaj , Malaj , Dedëzahaj, Çelaj dhe Gjimashaj nuk ekzistojnë më mbasi janë shuar nga fatkeqësi të ndryshme, kanë vdekur ose janë larguar.
sot nuk rrojnë dhe ekzistojnë në Shqiperi.
Fiset e mësipërme,qysh në kohët e lashtësisë kanë përbërë popullin e fshatit tonë!!!!!!!.